I Sistri Collezione Privata nga Felsina
100% Chardonnay
10°C
Shartimet e para nga klonet franceze, duke filluar nga mesi i viteve 1980, në afërsi të Castello di Farnetella. Shartim i ri në dekadën e parë të viteve 2000 në Fèlsina, në zonën e Podere Poggiolo.
Nga shtypja e butë e rrushit fitohet afërsisht 60% e mushtit të lirë, i cili përpunohet i ftohtë. Pas 24 orësh, mushti transferohet në fuçitë e lisit francez prej 225 litra ku bëhet fermentimi. Kryhet përzierje me teknikën e batonazhit e programuar ditore dhe më pas në baza javore deri në muajin Mars-Prill.
Maturimi i verës bëhet me kontaktin e imët të llumit. Magazinimi dhe përzierja pas 20 muajve të qëndrueshmërisë në fuçi kryesisht të kalimit të parë, e ndjekur nga minimalisht 3 muaj maturim të shisheve.
Ngjyrë e verdhë e thellë me reflektime të arta. Aroma intensive dhe komplekse zbulon karakteristika të dukshme të frutave të bardha, bananes, qitros së ëmbëlsuar, lajthisë, me nuanca të këndshme minerale dhe pikante të integruara mirë me vaniljen. E dendur dhe e pasur në shije me një përfundim të freskët dhe elegant për një dendësi dhe ndjesi të balancuar siç duhet.
Peshk dhe butakë, ravioli të mbushur me karkaleca, peshku San Pietro alla Mediterranea.