Vin Santo del Chianti Classico
Trebbiano, Malvasia, Sangiovese
14°C
Vreshti Valli dhe vreshta Il Poggiolo, të vendosura në komunën Castelnuovo Berardenga, në verilindje të Sienës, në kufirin jugor të denominimit Chianti Classico.
Pas përzgjedhjes rigoroze, grupimet i nënshtrohen një proçesi tharjeje natyrale në shtroje, deri në Janar-Shkurt të vitit pasardhës. Më pas ato hiqen e shtypen dhe mushti transferohet në mbajtëse të mbyllura prej 100 litra që përmbajnë majanë mëmë, një substancë e trashë e mbetur nga të vjelat e mëparshme.
Pas 7 vitesh në fuçi druri të vogla (caratelli) të vendosura zonën e papafingos “vinsantaia”, më pas vera rafinohet në shishe për të paktën 6 muaj.
E verdhë e artë, me thekë bakri. Aroma të pjeshkës, kajsisë, ananasit dhe frutave të thata tropikale. Konsistencë në shije, butësi dhe elegancë e strukturuar bukur nga fuçitë e lisit. Verë me ekuilibër të madh, aciditet të favorshëm dhe sheqer të mbetur të harmonizuar mirë. Qëndrueshmëri e shijes për kohë të gjatë në gojë.
Ëmbëlsira tipike si crostata me marmalatë fiku e arra, si dhe djathë gorgonzola, djathëra të pjekur, apo djathëra të staxhionuar.